“Ditëlindja” e shtatë e marrëveshjeve të tregtisë së lirë të Kinës me Korenë e Jugut dhe Australinë
2022-12-21 21:16:36

Shtatë vjet më parë, më 20 dhjetor 2015, Kina nënshkroi marrëveshje të tregtisë së lirë (MTL) me Korenë e Jugut dhe Australinë.

Foto:CGTN

Foto:CGTN

MTL-ja ndërmjet Kinës dhe Koreasë së Jugut synon të heqë 90 për qind të tarifave të importit gjatë dy dekadave të ardhshme që nga 2015, vuri në dukje agjencia e lajmeve “Xinhua”.

Sipas të dhënave të doganave kineze, Kina është për Korenë e Jugut partnerja më e madhe tregtare dhe tregu më i madh i eksportit. Tregtia dypalëshe arriti në 362 miliardë dollarë vitin e kaluar, me një rritje 26.9 për qind krahasuar me vitin 2020.

Ndërkohë, 96.8 për qind e eksporteve të Australisë në Kinë do të hyjnë pa tarifa brenda 15 vjetësh që nga 2015-a, sipas “Xinhua”-së.

Vitin e kaluar, tregtia dypalëshe ndërmjet Kinës dhe Australisë arriti në rreth 231.2 miliardë dollarë amerikanë, 35.1 për qind më shumë se në vitin 2020. Importet e Kinës nga Australia arritën në 164.82 miliardë dollarë amerikanë, 40.6 për qind më shumë se më 2020, sipas Ministrisë kineze të Tregtisë.

Ky vit shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve. Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë Gao Feng u shpreh pak kohë më parë se bashkëpunimi ekonomik e tregtar ka qenë një nga forcat më aktive dhe më të fuqishme nxitëse të marrëdhënieve dypalëshe në 50 vjetët e fundit.

"Zhvillimi i shëndetshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve Kinë-Australi u shërben interesave thelbësorë dhe aspiratave të përbashkëta të të dy popujve dhe kontribuon në paqen, stabilitetin dhe begatinë e rajonit të Azi-Paqësorit," u shpreh ai.