Kina ndërton korridorin më të madh në botë për energjinë e pastër
2022-12-21 17:50:50

Hidrocentrali Baihetan/ foto nga VCG

Hidrocentrali Baihetan në lumin Jinsha të Kinës Jugperëndi ore / foto nga VCG

Hidrocentrali Baihetan, i dyti më i madhi në botë për sa i përket kapacitetit total të instaluar, hyri plotësisht në funksion të martën në pjesën e sipërme të lumit Yangtze në Kinën jugperëndimore, njoftoi “China Three Gorges Corporation”.  

Funksionimi i tij shënoi përfundimin e korridorit më të madh në botë të energjisë së pastër, ku gjashtë mega hidrocentrale në lumë punojnë për të transmetuar energjinë elektrike nga perëndimi i pasur me burime në rajonet që konsumojnë energji në lindje, raporton “Xinhua”.  

Me një kapacitet total të instaluar prej 16 milionë kilovatësh, Baihetan është i dyti vetëm pas projektit të Digës së Tre Grykave në provincën qendrore kineze të Hubeit.  

“Baihetan nënkupton një përparim të madh në prodhimin e pajisjeve të nivelit të lartë të Kinës, pasi është i pajisur me 16 njësi hidrogjeneruese të prodhuara në vend, secila me një kapacitet prej 1 milion kilovat, kapaciteti më i madh me një njësi në botë”,- tha Lei Mingshan, kryetar i “Korporatës China Three Gorges”.  

Hidrocentrali Wudongde në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore/ foto nga VCG

Hidrocentrali Wudongde në lumin Jinsha të Kinës Jugperëndimore/ foto nga VCG

Funksionimi i plotë i Baihetan ka një rëndësi të madhe për ndryshimin e strukturës energjetike të Kinës, ndërtimin e brezit ekonomik të lumit Yangtze dhe zhvillimin e koordinuar të ekonomisë rajonale në vend, theksoi Lei.  

Gjashtë hidrocentralet në lumin Yangtze, të gjitha të drejtuara nga korporata, pritet të prodhojnë 300 miliardë kilovat-orë energji elektrike çdo vit, duke reduktuar konsumin e qymyrit me 90 milionë tonë dhe emetimet e karbonit me 248 milionë tonë.  

Katër prej tyre - Wudongde, Baihetan, Xiluodu dhe Xiangjiaba - ndodhen në lumin Jinsha, pjesa e sipërme e lumit Yangtze, ndërsa dy të tjerat - Diga e Tre Grykave dhe Gezhouba - janë në pjesën e mesme të Yangtze.  

Ato formojnë një korridor 1800 km të gjatë të energjisë së pastër që luan gjithashtu një rol të madh në kontrollin e përmbytjeve, transportin detar, shfrytëzimin e burimeve ujore dhe sigurinë ekologjike në pellgun e lumit Yangtze. (Elona)  

Hidrocentrali Xiluodu në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore/ foto VCG

Hidrocentrali Xiluodu në lumin Jinsha të Kinës Jugperëndimore/ foto VCG (bërë nga Zhang Zhitao)