Festat e fundvitit, shtohet fluksi i udhëtarëve në portin e Durrësit
2022-12-20 16:30:13
Fluks në portin e Durrësit (Foto:Facebook Autoriteti Portual Durrës)
Në Portin e Durrësit, porti kryesor në Shqipëri, fundjava që lamë pas ka shënuar dhe nisjen e fluksit të hyrje-daljeve të udhëtarëve.
Autoritetet kanë regjistruar 4492 pasagjerë dhe 1624 mjete në këtë pikë kufitare.
Autoriteti Portual Durrës njoftoi përmes një deklarate zyrtare se aktualisht fluksi është i fokusuar në hyrje, ku vetëm gjatë të shtunës e të dielës janë regjistruar 3209 pasagjerë.
Si çdo fundvit, edhe në ndërrimin e viteve 2022-2023 parashikohet një rritje e ndjeshme e numrit të udhëtarëve, që lundrojnë drejt Shqipërisë për të festuar në familje. (Fatosi)
Lajmet Kryesore