Presidenti kinez i dërgon letër urimi Festivalit të 5-të të Arteve Arabe
2022-12-20 14:19:33

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të hënën një letër urimi Festivalit të 5-të të Arteve Arabe.

Festivali i arteve arabe, 19 dhjetor 2022,Jingdezhen, provincë Jiangxi(Foto:VCG)

Festivali i arteve arabe, 19 dhjetor 2022,Jingdezhen, provincë Jiangxi(Foto:VCG)

Xi shprehu shpresën se, duke e përdorur këtë festival si një mundësi, të dy palët do të zbatojnë rezultatet e Samitit të 1-rë Kinë-Shtetet Arabe, do të nxisin Shpirtin e Rrugës së Mëndafshit, do të forcojnë miqësinë tradicionale dhe do të thellojnë shkëmbimet njerëzore.

Ai bëri thirrje për nxitjen e vazhdueshme të thellimit të partneritetit strategjik kino-arab dhe për të kontribuuar në ndërtimin e një bashkësie kino-arabe me një të ardhme të përbashkët për epokën e re.

Edhe presidentët e Algjerisë e Tunizisë dhe sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe dërguan letra urimi për këtë veprimtari.

Festivali i 5-të i Arteve Arabe u hap të hënën në qytetin Jingdezhen të provincës Jiangxi të Kinës Lindore.

Gjatë kësaj veprimtarie dyditore pritet të ketë shkëmbime të thella kulturore ndërmjet artistëve nga Kina e vendet arabe dhe të shpërfaqet forca e veçantë tërheqëse e Jingdezhen-it, të njohur gjithashtu si "kryeqyteti i porcelanit" i Kinës.

Festivali do të përfshijë një seri veprimtarish të shkëmbimeve kulturore të tilla si shfaqjet, një forum të industrisë kulturore dhe një ekspozitë me vepra nga artistët arabë e kinezë.

Festivali i Arteve Arabe mbahet çdo katër vjet në Kinë duke filluar që nga viti 2006.(Artan)