Provinca më e madhe e prodhimit të sojës në Kinë vendos rekorde të reja
2022-12-19 12:57:48

Foto: VCG

Heilongjiang, provinca më e madhe e prodhimit të sojës në Kinë, vendosi rekorde të reja në vitin 2022 për sa i përket prodhimit të sojës dhe sipërfaqes së mbjelljes, tregojnë statistikat nga Zyra Kombëtare e Statistikave, njofton “Xinhua”.

Heilongjiang prodhoi 9.54 miliardë kilogramë sojë këtë vit, 32.6 për qind më shumë nga viti në vit dhe përbën 47 për qind të prodhimit të përgjithshëm të sojës në vend.

Sipërfaqja e sojës së mbjellë në provincë arriti në 73.98 milionë mu (4.93 milion hektarë), një rritje prej 26.9 përqind nga viti në vit.

Liu Mingkun, kreu i Kooperativës së Makinerive Bujqësore Yongsheng në qarkun Jixian, Heilongjiang, është i mbushur me gëzim dhe emocion.

“Këtë vit, kooperativa jonë mbolli më shumë se 20.000 mu sojë, me një rendiment mesatar për mu që i kalon 200 kilogramë. Ne kemi vendosur një rekord të ri”,- tha Liu.

Për të garantuar sigurinë kombëtare të ushqimit, Heilongjiang ka rritur rendimentin e sojës nëpërmjet një sërë masash të tilla si përmirësimi i varieteteve dhe teknikave të menaxhimit në terren. (Fatosi)