Foshnja në Hong Kong merr zemër të re, të dhuruar nga Kina kontinentale
2022-12-19 14:09:19

Foto: VCG

Një spital në Hong Kong përfundoi transplantin e tij të parë të organeve duke përdorur një zemër të dhuruar nga Kina kontinentale, duke i dhënë një jetë të re një vajze vendase 4 muajshe, njofton “Xinhua”.

Vogëlushja kishte nevojë urgjente për një transplant për të mbijetuar. Ndërsa kërkimi për një donacion të përshtatshëm lokal vazhdoi, qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut (HKSAR) kërkoi ndihmë nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Të premten, zemra e një fëmije që vdiq në një aksident në Kinwn kontinentale u vlerësua si e përshtatshme për t'ia dhuruar vajzës. Zemra mbërriti në Hong Kong të premten në mbrëmje dhe ekipi mjekësor nga Spitali i Fëmijëve në Hong Kong kreu me sukses operacionin në orët e para të së shtunës.

Shefi ekzekutiv i HKSAR, John Lee, tha se zemra ishte më e vogla që ishte transplantuar ndonjëherë në Hong Kong dhe autoritetet kishin kapërcyer shumë sfida për ta realizuar atë. (Fatosi)