Kina: Unilaterizimi dhe proteksionizmi tregtar i SHBA-së dëmton zinxhirin global industrial
2022-12-18 16:03:05

VCG

VCG

  Ministria kineze e Tregtisë deklaroi të shtunën se unilaterizmi dhe proteksionizmi tregtar i SHBA-së po e distancojnë nga sistemi i tregtisë shumëpalëshe, duke shkelur ligjet ekonomike e rregullat e tregut dhe ndikuar në stabilitetin e zinxhirit global të industrisë dhe furnizimit.

  Reagimet e palës kineze erdhën pas një pyetjeje nga media lidhur me “Rishikimin e 15-të të OBT-së për Politikat Tregtare të SHBA-së”, që u zhvillua pak më herët.

VCG

VCG

  Gjatë këtij rishikimi, Kina ka ndjekur me vëmendjen veprimet e SHBA-së, si subvencionet diskriminuese, tarifat masive dhe të larta të vendosura njëanshmërisht dhe keqpërdorimi i masave të kontrollit në eksport.        

Anëtarët e tjerë të OBT-së, si BE-ja, Japonia dhe Kanadaja kanë shprehur shqetësimet e tyre për ndikimet sistematike të politikave tregtare të SHBA-së në sistemin e tregtisë shumëpalëshe. (Jiang Lei)