SHBA përballet me rritje të sëmundjeve të frymëmarrjes dhe mungesë ilaçesh
2022-12-18 16:29:17

VCG

VCG

Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shohin një rritje të viruseve të frymëmarrjes, duke përfshirë Covid-19, gripin dhe RSV (virusin respirator sincitial), të cilët kanë mbingarkuar spitalet, që përballen me mungesë stafi për të përballuar rritjen e pacientëve, shkruan “Xinhua”.

Administrata amerikane publikoi një plan për një rritje të mundshme të rasteve Covid gjatë dimrit, duke inkurajuar njerëzit që të bëjnë kujdes, të vaksinohen, të mbajnë maska dhe të testohen.

Si pjesë e planit të ri, administrata amerikane po rifillon programin e testimit falas në shtëpi për Covid-19, duke i lejuar çdo familjeje amerikane të porosisë deri në katër teste falas këtë dimër.

Viruset e frymëmarrjes janë përhapur shumë mes fëmijëve këtë vit, duke çuar në një kërkesë të paparë për medikamente pa recetë. Ibuprofeni dhe Acetaminofeni për fëmijë, të cilat mund të lehtësojnë simptomat e fëmijëve, janë në mungesë në vend.

Vendi ka parë një rritje prej rreth 50 për qind të rasteve javore të fëmijëve me Covid-19 në javën e fundit sesa mesatarja e tetë javëve të mëparshme, sipas raportit të fundit nga Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitalit të Fëmijëve.

VCG

VCG

VCG

VCG

Rreth 41.000 raste të fëmijëve me Covid-19 u raportuan në Shtetet e Bashkuara në javën që përfundoi më 8 dhjetor, rritja më e lartë në disa muaj.

Pothuajse 15.1 milionë fëmijë në vend kanë rezultuar pozitivë me Covid që nga fillimi i pandemisë, sipas raportit. Rreth 127.000 nga këto raste janë shtuar në katër javët e fundit.

Vendi tani ka mesatarisht rreth 65.569 raste të reja Covdi-19, 420 vdekje dhe 4800 shtrime në spital çdo ditë, sipas të dhënave nga Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Por, ekspertët besojnë se numri real i rasteve është shumë më i lartë.

Ekspertët e shëndetit publik paralajmërojnë se festat mund të përshpejtojnë ritmin tashmë të shpejtë të infeksionit, duke rritur kërkesën për shtretër spitalor dhe kujdes mjekësor. (Irma)