Kina rrit mbështetjen për firmat që kërkojnë mundësi jashtë shtetit
2022-12-18 16:34:14

VCG

VCG

Këshilli i Tregtisë në Kinë njoftoi se synon të rivendosë ekspozitat ekonomike dhe tregtare jashtë vendit, për të ndihmuar bizneset kineze të eksplorojnë mundësitë në vende të tjera, citon “Xinhua”.

Këshilli i Kinës për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare ka dhënë miratimin e tij për 15 projekte të ekspozitave ekonomike dhe tregtare jashtë shtetit të planifikuar në tetë vende, duke përfshirë Gjermaninë, Shtetet e Bashkuara dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, midis nëntorit 2022 dhe shkurtit 2023.

VCG

VCG

Sipas këshillit, këto projekte paraqesin sektorë të tillë si tekstilet, prodhimi i pjesëve të automjeteve, sportet, elektronika dhe mallrat e konsumit.

Deri më tani, gjashtë nga këto projekte kanë nisur, me firmat pjesëmarrëse që kanë dhënë reagime pozitive.

Këshilli shtoi se do t'i jepte përparësi ekonomive në zhvillim, tregjeve në zhvillim dhe industrive strategjike në zhvillim, ndërsa do të organizonte ekspozita dhe do të inkurajonte firmat të marrin pjesë vitin e ardhshëm. (Irma)