Kina miratoi projekte të mëdha me vlerë 1.5 trilionë juanë deri në fund të nëntorit
2022-12-18 16:26:41

 

VCG

VCG

Kina kishte miratuar 106 projekte të mëdha me një investim total prej rreth 1.5 trilionë juanë (rreth 214.9 miliardë dollarë amerikanë) deri në fund të nëntorit 2022, në përpjekje për të rritur investimet efektive, njoftoi planifikuesi kryesor ekonomik i Kinës, citon “Xinhua”.

Deri në fund të nëntorit, kishin filluar të ndërtoheshin mbi 2700 projekte të financuara nga instrumentet financiare të vendit të bazuara në politika dhe zhvillim, bëri të ditur Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës (NDRC).

Kuota totale vjetore e investimeve, me vlerë 640 miliardë juanë, nga buxheti i qeverisë qendrore është ndarë e gjitha dhe shkalla e projekteve që po ndërtohen ka arritur nivelin më të lartë në gati pesë vjet.

VCG

VCG

NDRC njoftoi se do të përshpejtojë përdorimin e instrumenteve financiare të bazuara në politika zhvillimore dhe zhvillimin e projekteve të infrastrukturës, në mënyrë që të rriten investimet efektive.

“Me zbatimin e politikave të optimizuara të reagimit ndaj Covid-19 dhe pro ekonomisë, ritmi i rritjes ekonomike të Kinës pritet të mbajë një prirje rritëse”,- bëri të ditur NDRC. (Irma)