Avioni i madh amfib i Kinës AG600M siguron porosi të reja
2022-12-18 16:06:20

VCG

VCG

 

Aeroplani i madh amfib AG600M, i zhvilluar në mënyrë të pavarur i Kinës, ka siguruar një porosi të re për pesë avionë, njoftoi Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës (AVIC).

“AVIC General Huanan Aircraft Industry Co., Ltd.” dhe “Jiangsu Xiangyue General Aviation Co., Ltd.” nënshkruan një marrëveshje blerjeje për pesë avionë zjarrfikës AG600M, njoftoi AVIC, prodhuesi kryesor i avionëve në vend, citon “Xinhua”.

Këto porosi tregojnë se modeli kinez i avionëve të mëdhenj amfib, i realizuar në vend, po bën hapa konkretë përpara në rrugën e hyrjes efektive në treg, njoftoi “AVIC”.

Zhvilluesi ka përmbushur objektivin e tij për vitin si për sa i përket prodhimit ashtu edhe tregut për AG600M, një model zjarrfikës me konfigurim të plotë që i përket familjes së avionëve të mëdhenj amfibë të Kinës AG600.

VCG

VCG

Para kësaj, zhvilluesi kishte siguruar grupin e parë të porosive për avionët AG600M.

Në shtator 2022, “AVIC General Huanan Aircraft Industry Co., Ltd.” nënshkroi bllokun e parë të marrëveshjeve të blerjes për katër avionë AG600M me “Everbright Financial Leasing Co., Ltd.”, dhe nënshkroi një marrëveshje për blerjen e dy avionëve AG600M me “HNCA Aviation Equipment Leasing Co., Ltd.”. (Irma)