Anëtarësimi në BE/ Bosnjë e Hercegovina merr zyrtarisht statusin e vendit kandidat
2022-12-17 17:05:37

VCG

VCG

Krerët e shteteve dhe qeverive të 27 vendeve anëtare të BE-së kanë konfirmuar dhënien e statusit zyrtar të vendit kandidat për Bosnjë e Hercegovinën, një hap për të siguruar anëtarësimin e vendit në BE.

Vendimi u mor nga ministrat përgjegjës për Çështje Evropiane, ndërsa konfrimimi është vetëm zyrtarizmi i statusit të vendit kandidat, bën të ditur “RTSH”.

VCG

VCG

BE-ja rikonfirmoi angazhimin e plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian të Ballkanit Perëndimor në samitin që u zhvillua në Shqipëri, duke bërë thirrje për përshpejtimin e bisedimeve të pranimit me kandidatët për anëtarësim.

Ministri çek për Evropën, Mikulas Bek, deklaroi se duke i dhënë Bosnjë e Hercegovinës statusin e kandidatit, vendet anëtare po dërgojnë një mesazh të fortë të angazhimit të tyre ndaj zgjerimit të BE-së. (Irma)