Wang Yi, mesazh urimi Ministrit të Jashtëm të sapoemëruar të Bjellorusisë
2022-12-16 16:10:27

foto/VCG

foto/VCG

Këshilltari i shtetit dhe Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi i dërgoi të enjten një mesazh urimi Sergei Aleinik me rastin e emërimin e tij Ministër i Punëve të Jashtme të Bjellorusisë.

Në mesazhin e tij të urimit, Wang Yi thekson se nën drejtimin strategjik të liderëve të të dy vendeve, marrëdhëniet Kinë-Bjellorusi kanë mbajtur një zhvillim të nivelit të lartë dhe janë përmirësuar në partneritetin e gjithanshëm strategjik. Besimi i ndërsjellë politik midis dy palëve është konsoliduar, bashkëpunimi praktik ka vazhduar të përparojë dhe koordinimi ndërkombëtar është bërë më i ngushtë.

“Jam i gatshëm të punoj së bashku me Ministrin e Jashtëm për të thelluar bashkëpunimin mes ministrive të jashtme të të dy vendeve, për të zbatuar plotësisht konsensusin e rëndësishëm të arritur nga dy krerët e shteteve dhe për të nxitur zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve Kinë-Bjellorusi”, thuhet në mesazhin e urimit të Wang Yi drejtuar homologut të tij bjellorus.  (Fang Xiaoyu/Eda)