Kina nxjerr planin e parë kombëtar pesëvjeçar për logjistikën moderne
2022-12-16 20:31:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka publikuar planin e saj të parë kombëtar pesëvjeçar për logjistikën moderne, për të përshpejtuar ndërtimin e një sistemi logjistik modern dhe për të promovuar zhvillimin me cilësi të lartë, përcjell “Xinhua”.

Plani pesëvjeçar i logjistikës moderne për periudhën e Planit të 14-të Pesëvjeçar (2021-2025) u publikua nga Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit.

Plani thekson punën për të përmirësuar elasticitetin dhe sigurinë e zinxhirit industrial dhe të zinxhirit të furnizimit, për të promovuar ndërtimin e një sistemi logjistik modern, për të përmirësuar cilësinë, për të rritur efikasitetin dhe për të ulur kostot e logjistikës moderne.

Sipas planit, deri në vitin 2025, një sistem logjistik modern që paraqet përshtatjen e kërkesës-ofertës me lidhje të brendshme dhe të jashtme do të jetë i sigurt, efikas, i zgjuar dhe i gjelbër.

Plani rendit detyrat në gjashtë aspekte, duke përfshirë përshpejtimin e integrimit të burimeve të qendrës logjistike, ndërtimin e kanaleve kryesore ndërkombëtare dhe vendase të logjistikës, përmirësimin e rrjetit modern të shërbimeve logjistike, zgjerimin e zinxhirit të vlerës së shërbimeve logjistike, forcimin e garancisë së shërbimit të logjistikës moderne për jetesën e njerëzve dhe përmirësimin e kapacitetit të reagimit ndaj emergjencave të logjistikës moderne. (Irma)