A është e lindur inteligjeca?
2022-12-15 11:29:03


Charles Spearman (1863 - 1945) i cili është një nga figurat më të rëndësishme në studimin e inteligjencës dhe si themeluesi i Fakultetit të Psikologjisë në Londër, në Kolegjin Universitar (UCL) . Teoria e tij e inteligjencës ishte një revolucion i cili i la të gjithë në mendime; nëse inteligjenca është një faktor i vetëm apo i pandashëm?

Teoria Bifaktoriale e Spearman propozoi një sistem ku inteligjenca ndahej në dy faktorë, ai i ndau në faktori i përgjithshëm ( g) dhe faktori specific (s) . Studjuesi arriti në përfundimin se ishte e mundur për të matur inteligjencën e përgjithshme duke përdorur aftësinë për diskriminimin shqisor.

Në lidhje me këtë temë flet për Grupin Mediatik të Kinës, mjekja psikiatre Elona Dashi.

CMG: A është e lindur inteligjenca?

Dr. Elona Dashi: Gjithsecili nga ne lind me një nivel të caktuar inteligjence, që do të thotë se njeriu nuk mund të ndryshojë përgjatë gjithë jetës.

CMG: Dikur niveli i inteligjencës përcaktohej permes  koifiçentit të inteligjencës IQ dhe një IQ më e vogël se 70 konsiderohej si prapambetje mendore. Si vlerësohet sot niveli i inteligjencës?

Dr. Elona Dashi: Më përpara përdorej IQ-ja apo koifiçenti i inteligjencës  dhe se një vlerë më e vogël se 70 konsiderohej si prapambetje mendore, dhe pastaj gradualisht kishin disa shkallë si, e lehtë, e mesme, e rëndë dhe deri në prapambetje të thellë. Ndërkohë që sot nuk përdoret më fakti prapambetje mendore, por është zëvendësuar me termin, aftësi e kufizuar intelektuale dhe nuk përdoret më IQ-ja apo teste të cilat kanë për bazë koifiçentin e inteligjencës.

CMG:  Cilët janë faktorët e përcaktimit të nivelit të inteligjencës?

Dr. Elona Dashi: Sot fokusi kryesor për vlerësimin e inteligjencës është vlerësimi në tre fusha kryesore të individit, pra mënyra se si individi funksionon me atë që konsiderohet fusha apo domeni konceptual, në fushën sociale dhe në fushën praktike. Secila prej këtyre vlerësohet në mënyra të caktuara nga mjekët specialistë dhe psikologët që janë të certifikuar për t’u marrë me këto teste, për të caktuar më pas nivelin e inteligjencës të secilit individ.

CMG:  A ka mënyra për ta kuptuar këtë gjë tek fëmijët, dhe në çfarë moshe mund të kuptohet?

Dr. Elona Dashi: Nëse do duhet të flasim për faktorët duhet të kemi parasysh se shumë faktorë nuk njihen, por ajo çka dihet është që inteligjenca është e lindur dhe faktori genetic është një faktor shumë i rëndësishëm. Sot evoluimi i genetikës ka bërë që të njihen 2500 apo edhe shumë sindroma genetike, të cilat bashkëshoqëri kanë po ashtu edhe aftësinë e kufizuar intelektuale. Nga ana tjetër ka edhe shumë faktorë të tjerë, siç janë faktorë të ndryshëm mjedisorë dhe ambjental të cilat ndikojnë dhe e bëjnë që të kemi aftësi të kufizuar intelektuale. Mënyra për ta kuptuar meqënëse flasim për rregullimet, të cilat aty janë të pranishme që në lindje, evidentohen herët. Mënyra e mirë për t’u evidentuar ka të bëjë me faktin që këta fëmijë nuk arrijnë që të kenë të gjithë gurët themeltarë të zhvillimit sinkron, sa i përket moshës së tyre kronologjike, pra janë gjithmonë mbrapa në realizimin e të gjitha atyre që njihen si gurët themeltarë të zhvillimit. Por ndodh që është prezent që në momentin që fëmija lind.

Diagnostikimi i shpeshtë bëhet kur fëmijët janë në moshën   3-4 vjeç. Gjithmonë kjo është e lidhur me nivelin e inteligjencës, është e lidhur me funksionimin, me ambjentin ku fëmija funksionon, suportin që merr dhe patjetër se sa janë vigjilent prindërit për vështirësitë që mund të ketë fëmija.

Inteligjenca nuk është vetëm një veti e trashëguar që në lindje, por mund ta fitoni edhe me kohën, duke  praktikuar disa aktivitete të caktuara. Disa kërkime shkencore kanë konfirmuar se nga muzika tek letërsia, nga meditimi tek ushtrimet fizike, janë disa prej mënyrave të kalimit të kohës, që kanë meritën e zhvillimit të mëtejshëm të trurit tonë. Disa nga zakonet më të shëndetshme janë; leximi, të luajturit në instrument, meditimi, mësimi i një gjuhe të huaj, etj.

Intervistoi: Sava Lena