Organizohet Konferenca Globale e Promovimit të Investimeve në Zonën e madhe të Gjirit
2022-12-15 21:30:30

Foto: VCG

Foto: VCG

Qeveritë vendore të Guangdongut, Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut dhe Makaos do të organizojnë bashkërisht për herë të parë Konferencën Globale të Promovimit të Investimeve në Zonën e madhe të Gjirit 2022 nga 21 deri më 22 dhjetor.

Tema e konference është “Të investojmë dhe krijojmë një të ardhme të bukur në Zonën e madhe të Gjirit”. Në këtë konferencë do të promovohen rezultatet e Zonës së Madhe të Gjirit dhe zonës Shenzhen të demonstrimit të tyre si pioniere të socializmit me karakteristika kineze, do të promovohen politikat dhe masat e dobishme për hapjen dhe inovacionin e platformave kryesore të bashkëpunimit si Hengqin, Qianhai dhe Nansha, etj., do të shfaqet aftësia dhe potencialet e mëdha të zhvillimit të Zonës së Madhe të Gjirit, si dhe do të shkëmbehen mundësitë e investimit me investitorët globalë nga zhvillimi i Zonës së Madhe të Gjirit të Guangdong-Hong Kong-Makao.

Kjo konferencë ka tërhequr vëmendjen e  ndërmarrjeve brenda dhe jashtë Kinës dhe të  qarqeve të ndryshme sociale. Në konferencë do të marrin pjesë shumë prej 500 kompanive më të mira në botë dhe kompanitë kryesore të sektorëve të ndryshëm. Deri të mërkurën, sipas njoftimeve jo përfundimtare, numri i ndërmarrjeve të huaja pjesëmarrëse tejkaloi 150, të cilat janë kryesisht nga 19 vende e rajone si Japonia, ShBA-ja, ndërsa numri i ndërmarrjeve pjesëmarrëse të Kinës arriti në 110.

Gjatë Konferencës Globale të Promovimit të Investimeve në Zonën e madhe të Gjirit do të zhvillohen njëkohësisht aktivitete të investimeve në nëntë qytete buzë deltës së lumit Pearla, dhe do të organizohen vizita në kompanitë shumëkombëshe të kësaj zone. Pritet gjithashtu të zhvillohen veprimtari me këtë temë në ShBA, Gjermani, Japoni, Korenë e Jugut, etj. (Li Huailiang/Eda)