Guterres përditëson mbi përparimin e OKB-së për barazinë gjinore
2022-12-14 21:42:50

foto nga VCG

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres/ foto nga VCG

Pesë vjet nga miratimi i një strategjie të Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore në të gjithë sistemin, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, thotë se janë bërë përparime të dukshme. 

Në  vitin 2017, Guterres filloi strategjinë për barazinë gjinore me objektiva dhe afate kohore, në një përpjekje për të rritur përfaqësimin e grave në të gjitha nivelet dhe në të gjitha arenat në sistemin e OKB-së.

Sipas Guterres, barazia gjinore u arrit midis lidershipit të lartë të OKB-së për herë të parë në vitin 2020, dy vjet përpara datës së synuar, së bashku me barazinë e arritur midis krerëve dhe zëvendëskryetarëve të operacioneve të paqes, si dhe barazinë midis 130 koordinatorëve rezidentë të OKB-së, përcjell “Xinhua”.

foto nga VCG

Muaji i Grave në Kejptaun të Afrikës së Jugut më 1 gusht 2022/ foto nga VCG

“Përfaqësimi i grave në selitë qendrore tani ka arritur barazi. Dhe numri i njësive të OKB-së me të paktën 50 për qind staf gra është rritur nga 5 në 26”,- shtoi ai.

Por shefi i OKB-së tha se boshllëqet mbeten, duke vënë në dukje përparimin e ngadaltë në terren dhe madje edhe kthimin prapa në disa raste.

Ai shprehu shqetësim lidhur me uljen e numrit të grave të rekrutuara në pozicionet fillestare të sekretariatit të OKB-së në këtë fushë, duke thënë se kjo mund të ketë një ndikim serioz në perspektivat për barazi në të ardhmen. Si përmirësim i mëtejshëm nën strategjinë e barazisë gjinore, OKB-ja do të forcojë përpjekjet për të rekrutuar gratë në misionet në terren të organizatës, do të dyfishojë politikat dhe mjetet për ta bërë organizmin botëror një punëdhënës më tërheqës për gratë dhe do të fokusohet në pasqyrimin e diversitetit gjinor dhe gjeografik si qëllime plotësuese, tha Guterres. (Elona)

foto nga VCG

Konferenca Botërore e Grave në Tokjo më 3 dhjetor 2022/ foto nga VCG