BiH shpall kompaninë kineze si Investitorin më të Mirë të Huaj në 2022-shin
2022-12-14 20:31:23

Ferma e erës “Ivovik” / foto nga "PowerChina Resources Ltd"

Kompania e zhvillimit dhe ndërtimit të energjisë së rinovueshme “PowerChina Resources Ltd.” fitoi çmimin Investitori më i Mirë i Huaj i vitit 2022 dhënë nga Agjencia e Nxitjes së Investimeve të Huaja (FIPA) e Bosnjes dhe Hercegovinës (BiH), njoftoi Ambasada Kineze në BiH. 

Sipas FIPA-s, kompania kineze fitoi çmimin për ndërtimin e fermës së erës “Ivovik” pranë qytetit të Livno, bëri të ditur “Xinhua”. Ferma do të ketë një kapacitet total të instaluar prej 84 megavat.

Ferma e erës është projekti i parë i ri investimi në energji nga një kompani kineze në BiH.

foto nga

 “PowerChina Resources Ltd.” fitoi çmim në BiH/ foto nga  “PowerChina Resources Ltd.”

Ekonomia kineze me elasticitet dhe potencial do të sjellë mundësi dhe përfitime të rëndësishme për BiH dhe vende të tjera në botë, tha ambasadori kinez në vend, Ji Ping, në ceremoninë e çmimeve të mbajtur së fundmi.

Kina është e gatshme të forcojë më tej bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me BiH nën nismën “Një brez, një rrugë” dhe mekanizmin e bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, tha Ji.