Qyteti i Kinës lindore sheh rritje të fuqishme të eksportit të bimëve mjekësore
2022-12-14 19:30:38

foto nga VCG

Gjethe xhinko/ foto nga VCG

200 tonë gjethe të thara xhinko u dërguan në Gjermani të hënën pas procedurave të zhdoganimit në qytetin Linyi, provinca Shandong e Kinës lindore. Kjo është dërgesa e 73-të e bimëve mjekësore kineze të eksportuara nga Linyi këtë vit, bën të ditur “Xinhua”.

Vitet e fundit, mjekësia tradicionale kineze (TCM) është njohur nga konsumatorët e huaj për efektin e saj unik në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve, duke sjellë mundësi për industritë e lidhura me mjekësinë tradicionale kineze. Qarku Tancheng është një nga zonat më të mëdha të prodhimit të gjetheve xhinko në Kinë. Ato janë të njohura në tregun kinez të mjekësisë bimore për efikasitetin e tyre, si aktivizimi i qarkullimit të gjakut dhe qetësimi i astmës.

foto nga VCG

Punëtorët po zgjedhin barna për eksport në provincën Hubei/ foto nga VCG

Këto gjethe janë ndër produktet kryesore të “Tancheng Keling Microëave Drying Co. Ltd.”, kompania e përdorur për të eksportuar gjethe xhinko në vende të huaja si Brazili dhe Republika e Koresë. 

“Në 11 muajt e parë të këtij viti, kompania jonë eksportoi gjethe të thara xhinko me vlerë më shumë se 42 milionë juanë (rreth 6.02 milionë dollarë amerikanë), duke u rritur me 83.7 për qind nga viti në vit”, - tha Li Mingguang, menaxheri i kompanisë. Sipas Li, produktet e tyre tani janë shitur në Gjermani, Irlandë, Francë dhe vende të tjera të BE-së.

Të dhënat nga doganat tregojnë se gjithsej 4746 tonë barna bimore janë eksportuar nga dogana Linyi këtë vit, duke u rritur me 86.04 për qind nga viti në vit. (Elona)

foto nga VCG

Fermerët në provincën Anhui tharën nën diell barëra mjekësore/  foto nga VCG