Roboti i prodhuar në Kinë bën operacionin e parë të zëvendësimit të gjurit
2022-12-14 20:42:57


foto nga YNET

Një robot i zhvilluar në mënyrë të pavarur nga Kina ka kryer me sukses një operacion për zëvendësimin e gjurit, përdorimi i parë komercial i një roboti të prodhuar në Kinë për kirurgjinë njerëzore, bën të ditur “Xinhua”.

Zhou Zongke, profesor i ortopedisë në spital, tha se pacienti, që vuante nga dhembja e gjurit për më shumë se dhjetë vjet, ishte diagnostikuar me osteoartrit terminal të nyjave të gjurit. Zhou tha se ata futën të dhënat e skanimit të pacientit në një kompjuter për modelim dhe provuan procedurat e kirurgjisë në një kompjuter përpara operacionit të ndihmuar nga roboti.

“Avantazhi i kirurgjisë me ndihmën e robotëve është se është inteligjent dhe i saktë”,- tha ai. 

Dhembja e kyçeve të gjurit është e zakonshme te të moshuarit, veçanërisht te pacientët me osteoartrit. Roboti mund të ndihmojë kirurgët në operacionet njerëzore sipas kushteve të ndryshme të secilit pacient. (Elona)

foto nga YNET