Pekini ngre klinika për ethet në të gjitha qendrat e shërbimit shëndetësor në komunitet
2022-12-14 21:19:41

foto nga VCG

Të 349 qendrat e shërbimit shëndetësor komunitar që funksionojnë në Pekin kanë krijuar zona diagnostikimi të etheve për të ofruar shërbime mjekësore për pacientët. Li Ang, zëvendësdrejtor i Komisionit Komunal të Shëndetit të Pekinit, tha në një konferencë për shtyp se kur banorët shfaqin simptoma të tilla si ethe dhe kollë dhe nuk përmirësohen pas trajtimit në shtëpi, ata mund të kërkojnë trajtim mjekësor në qendrat e shërbimit shëndetësor të komunitetit pranë vendbanimin e tyre ose të kontaktojnë mjekët e tyre të familjes për ndihmë, citon “Xinhua”.

“Zhvillimi i shpejtë i epidemisë ka ushtruar presion të madh në shërbimet mjekësore në afat të shkurtër”, - tha Li.

Wang Houting, zëvendësdrejtor i Administratës Komunale të Produkteve Mjekësore të Pekinit, tha se për të përmbushur më mirë nevojat e banorëve për barna thelbësore, Pekini ka krijuar një mekanizëm konsultimi ditor, ka monitoruar ofertën dhe kërkesën e furnizimeve kryesore mjekësore në treg dhe ka bërë përpjekje të gjithanshme për shpërndarjen e furnizimeve.

"Pekini do të promovojë në mënyrë të palëkundur rifillimin e punës dhe prodhimit dhe nuk kursen asnjë përpjekje në marrjen e masave të ndryshme për të rivendosur rendin normal të prodhimit dhe jetesës",- tha Xu Hejian, nënkryetari i departamentit komunal të publicitetit.  (Elona)