Kryetari i COP15 nxit sheshimin e dallimeve në bisedimet e biodiversitetit
2022-12-14 21:47:28

Foto: VCG

Foto: VCG

Të gjitha palët duhet të tregojnë guximin, diturinë dhe vendosmërinë më të madhe për sheshimin e dallimeve për të nxitur arritjen e një rezultati përfundimtar në konferencën e OKB-së mbi biodiversitetin, tha të martën ministri kinez i Ekologjisë dhe Mjedisit Huang Runqiu.

Huang, gjithashtu kryetar i mbledhjes së 15-të të Konferencës së Palëve (COP15) të Konventës së OKB-së mbi Diversitetin Biologjik, theksoi një konferencë shtypi se kjo mbledhje, me pjesëmarrjen e gjerë të të gjitha palëve të interesuara, deri tani ka arritur përparim.

Ky përparim përfshin ndër të tjera miratimin e 23 vendimeve, më shumë se një e treta e të gjitha vendimeve që duhet të merren në konferencë, theksoi Huang.

Në disa fusha kyçe, të gjitha palët patën shkëmbime të thella mendimesh mbi pozicionet dhe pikëpamjet e tyre, shtoi ai.

Negociatat e OKB-së për biodiversitetin filluan javën e kaluar dhe kanë hyrë në një fazë kritike, pasi mbetet vetëm një javë për diskutimet lidhur me dokumentin përfundimtar mbi zëvendësimin e humbjeve globale të biodiversitetit. Do të ketë një mbledhje në nivel ministror të planifikuar për më 15-17 dhjetor, për negociata mbi çështje të vështira lidhur me dokumentin.

Mbledhja e COP15-s pritet të përfundojë me miratimin e një kornize botërore të biodiversitetit pas vitit 2020, që synon shpëtimin e natyrës për brezat e ardhshme. (Artan)