Megaprojekti i devijimit të ujit të Kinës, përfitojnë 150 milionë njerëz
2022-12-13 14:52:53

Më shumë se 150 milionë njerëz kanë përfituar drejtpërdrejt nga një projekt madhor i devijimit të ujit që ka pompuar ujin nga lumenjtë kryesorë në jug në veriun e prirur ndaj thatësirës gjatë tetë viteve të fundit, thanë autoritetet të hënën, shkruan “Xinhua”.

Projekti në provincë Henan(Foto:VCG)

Projekti i devijimit të ujit në provincë Henan(Foto:VCG)

Projekti i devijimit të ujit në provincë Henan(Foto:VCG)

Projekti i devijimit të ujit në provincën Jiangsu(Foto:VCG)

Projekti i devijimit të ujit nga Jugu në Veri ka devijuar 58.6 miliardë metra kub ujë në rajonet e thata në veri përmes rrugëve të tij të mesme dhe lindore, sipas Ministrisë së Burimeve Ujore.

Transfertat vjetore të ujit janë rritur nga më shumë se 2 miliardë metra kub në afro 10 miliardë metra kub.

Projekti ka ndihmuar 42 qytete të mëdha dhe të mesme për të forcuar ekonominë lokale.

Projekti i devijimit të ujit nga Jugu në Veri ka tre rrugë. Rruga e mesme, më e spikatura nga tre për shkak të rolit të saj në furnizimin me ujë të kryeqytetit të vendit, fillon nga rezervuari Danjiangkou në provincën Hubei të Kinës qendrore dhe kalon nëpër Henan dhe Hebei përpara se të arrijë në Pekin dhe Tianjin.

Ajo filloi furnizimin me ujë në dhjetor 2014.

Rruga lindore filloi funksionimin në nëntor 2013, duke transferuar ujin nga provinca Jiangsu e Kinës lindore për të ushqyer zonat duke përfshirë Tianjin dhe Shandong.

Traseja perëndimore është në fazën e planifikimit dhe ende nuk është ndërtuar. (Fatosi)