Marrëveshja mes qeverisë saudite dhe “Huawei” nxit transformimin digjital
2022-12-13 14:05:10

Qeveria e Arabisë Saudite dhe gjiganti kinez i teknologjisë “Huawei” kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për TIK, që synon të përshpejtojë transformimin digjital të mbretërisë, njoftoi kompania, shkruan “Xinhua”.

Banorët vizitojnë qytetin inteligjent, 6 dhjetor 2022, Riad, Arabi Saudite(Foto:Xinhua)

Banorët vizitojnë qytetin inteligjent me bashkëpunimin e Huawei-t, 6 dhjetor 2022, Riad, Arabi Saudite(Foto:Xinhua)

Memorandumi i mirëkuptimit u arrit së fundi me Ministrinë e Komunikimeve dhe Teknologjisë së Informacionit në kryeqytetin saudit të Riadit, thuhet në një deklaratë të “Huawei”.

Sipas marrëveshjes, të dy palët do të ndërtonin së bashku infrastrukturën e brezit të gjerë ultra të shpejtë në Arabinë Saudite dhe do të lançonin në vitin 2023 rajonin e parë pilot “Shoqëria 10 Gbps”, në mënyrë që të përshpejtonte transformimin digjital të mbretërisë nën kuadrin e Vizionit Saudit 2030, theksoi ai.

Të dy palët do të mbështesin gjithashtu ndërmarrjet lokale digjitale që punojnë në projekte të qyteteve inteligjente, internetin e gjërave, inteligjencën artificiale, lojërat, teknologjinë financiare, tregtinë elektronike dhe blockchain, ndërsa do të ndihmojnë në zgjerimin e kapaciteteve cloud të madhësive të ndëmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Foto:Ambasada e Kinës në Arabi Saudite

Foto:Ambasada e Kinës në Arabi Saudite

“Kompania jonë, si një ofrues i infrastrukturës së TIK-ut dhe terminaleve inteligjente në Arabinë Saudite dhe partneri i saj afatgjatë, dëshiron të mbështesë ambicien e TIK-ut të mbretërisë me ekspertizën dhe përvojën tonë”,- tha Xiang Yi, president i Rajonit të Lindjes së Mesme dhe Azisë Qendrore të “Huawei”.

Marrëveshja synon gjithashtu nisjen e një programi trajnimi për studentët e universiteteve saudite, duke përfshirë vizitat në selinë e “Huawei” për mësim të thelluar të teknologjisë. (Fatosi)