Makao zgjedh 12 deputetë në organin ligjvënës kombëtar
2022-12-13 15:13:25

Gjithsej 12 kandidatë u zgjodhën të hënën si deputetë të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos (SAR) në Asamblenë e 14-të Kombëtare Popullore (AKP), organi më i lartë ligjvënës kinez.

Dy kandidatët e tjerë do të jenë zëvendësues në qoftë se ndonjë nga deputetët e zgjedhur lë një vend të lirë, tha presidiumi i Konferencës për Zgjedhjen e Deputetëve të SAR të Makaos në legjislaturën e 14-të të AKP-së.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ho Iat Seng, kryeekzekutivi i SAR të Makaos dhe kryetar i përhershëm i presidiumit, kryesoi sesionin e dytë plenar të konferencës zgjedhore, ku morën pjesë 486 anëtarë të organit zgjedhor.

Yang Zhenwu, sekretar i përgjithshëm i Komitetit të 13-të të Përhershëm të AKP-së, i cili ndoqi takimin, uroi deputetët e zgjedhur dhe i vlerësoi zgjedhjet si një proces të hapur e të drejtë.

Ai shprehu besimin se deputetët e sapozgjedhur do të vazhdojnë traditën e të qenit patriotë, duke respektuar Kushtetutën e Republikës Popullore të Kinës dhe Ligjin Themelor të SAR të Makaos e duke zbatuar plotësisht parimin "Një vend, dy sisteme", për të mbrojtur sovranitetin kombëtar, sigurinë e interesat e zhvillimit dhe për të kontribuuar për begatinë dhe stabilitetin afatgjatë të Makaos.

Sipas procedurës së zgjedhjes së deputetëve të SAR të Makaos për në legjislaturën e 14-të të AKP-së, rezultatet zgjedhore do të paraqiten në Komitetin e Përhershëm të AKP-së për shqyrtim kualifikimi.(Artan)