Betohet presidentja e re e Perusë
2022-12-12 14:18:28

Foto: VCG

Presidentja peruane Dina Boluarte u betua të shtunën, duke u kërkuar anëtarëve të kabinetit të kryejnë detyrat e tyre pa kryer akte korrupsioni, njofton “Xinhua”.

Boluarte ka emëruar nëntë burra dhe tetë gra për 17 poste ministrore në Këshillin e saj të parë të Ministrave të kryesuar nga Pedro Angulo Arana si kryeministër.

Angulo ishte një prokuror kundër korrupsionit, i cili dikur shërbeu si dekan i Shoqatës së Avokatëve në Lima dhe kandidoi për president në vitin 2020.

Boluarte mori presidencën e Perusë të mërkurën pasi paraardhësi i saj Pedro Castillo u hoq në një votim për shkarkim nga Kongresi për paaftësi të përhershme morale.

Boluarte u bëri thirrje ligjvënësve t'i jepnin asaj një armëpushim politik për të çuar përpara qeverinë e saj, duke premtuar se ajo do të ndërmerrte një luftë kundër korrupsionit. Aktualisht, ajo është duke u angazhuar në dialog me grupe të ndryshme politike në Kongres.

Edhe pse Boluarte mori detyrën për të përfunduar mandatin e Castillo-s që zgjatet deri në korrik 2026, ajo tha se nëse situata e kërkon, ajo do të thërriste zgjedhje të reja të përgjithshme.

Deklarata e Boluarte u bë pasi protestat shpërthyen përgjatë pjesëve të autostradës Pan-Amerikane në rajonet Arequipa, Ica dhe Tacna të Perusë, ku banorët kanë vendosur postblloqe me gurë dhe shkopinj për të shprehur kundërshtimin ndaj arrestimit të Castillo dhe kërkojnë lirimin e tij. (Fatosi)