Kapitali i huaj, optimist për prirjen e rritjes ekonomike të Kinës në vitin 2023
2022-12-12 18:40:20

Foto: VCG

"Jemi të kënaqur nga disa sinjale pozitive të tregut muajin e kaluar. Në perspektivën ekonomike për vitin 2023, ‘Morgan Stanley’ beson se Kina do të dalë nga epidemia dhe tregu i pasurive të paluajtshme do të stabilizohet gradualisht, duke bërë që të nxitet rimëkëmbja ekonomike," tha Xing Ziqiang, kryeekonomist nga “Morgan Stanley”. Duke folur në Mbledhjen për Perspektivën e Ekonomisë së Kinës për vitin 2023, Xing po ashtu se “ne jemi më optimistë në krahasim me pritshmëritë e tregut”. Pas 23 muajsh kujdesi relativ, “Morgan Stanley” së fundmi përmirësoi vlerësimin për tregun e aksioneve të Kinës. 

 Përveç kësaj, edhe institucionet e tjera të huaja, si “Goldman Sachs”, “JP Morgan Chase”, “Citigroup”, Banka e Amerikës etj., kanë shprehur së fundmi besimin e tyre te vendosja e aseteve kineze në perspektivën e tyre strategjike për vitin 2023.

“Duke gjykuar nga përvoja e ekonomive fqinje të Azisë Lindore, pas liberalizimit të mëtejshëm të politikave, do të ketë një rënie të konsumit në dy muajt e parë ose më pak se një tremujor, por pas disa muajsh ai do të rimëkëmbet shpejt. Rritja e ekonomisë e drejtuar nga konsumi do të ndodhë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm," theksoi Xing Ziqiang. Ai analizoi se, pas rregullimit të politikës, vendet e punës, veçanërisht punësimi me prani fizike, do të rimëkëmben. Në të njëjtën kohë, në dy vjetët e gjysmë të fundit, kursimet e tepërta të Kinës kanë hedhur gjithashtu themelet për një rimëkëmbje të konsumit në të ardhmen.