Hong-Kong: Ura ndërmjet Gjirit “Tseung Kwan O” hapet për trafikun
2022-12-12 22:14:37

Foto: Një foto nga ajri që tregon Urën ndërmjet Gjirit “Tseung Kwan O” në Hong-Kong të Kinës Jugore, 8 dhjetor 2022. /Xinhua

Një foto nga ajri që tregon Urën ndërmjet Gjirit “Tseung Kwan O” në Hong-Kong të Kinës Jugore, 8 dhjetor 2022. /Xinhua

Ura ndërmjet Gjirit “Tseung Kwan O” e Hong-Kongut u hap për trafikun të dielën, duke u bërë ura e parë e madhe që një kompani e pjesës kontinentale ndërton e vetme në Hong-Kong.

Si një korridor i rëndësishëm ndërdetar në gjirin Junk në juglindje të Territoreve të Reja të Hong-Kongut, Ura ndërmjet Gjirit “Tseung Kwan O”, projekti kryesor i Lidhjes ndërmjet Gjirit, u ndërtua nga Korporata e Rrugëve dhe e Urave e Kinës për një periudhë që zgjati mbi katër vjet.

John Lee, kryeekzekutiv i Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) të Kinës, tha të shtunën në ceremoninë e përurimit të tunelit “Tseung Kwan O-Lam Tin” dhe Lidhjes ndërmjet Gjirit se qeveria e HKSAR-it do të ndjekë një qasje të orientuar nga infrastruktura, duke zhvilluar më shumë projekte transporti dhe duke përmirësuar rrjetet ekzistuese, dhe do të shpallë një plan brenda fundit të vitit të ardhshëm.

 Qytetarët vizitojnë Urën ndërmjet Gjirit “Tseung Kwan O” në Hong-Kong, 11 dhjetor 2022. /CFP

Qytetarët vizitojnë Urën ndërmjet Gjirit “Tseung Kwan O” në Hong-Kong, 11 dhjetor 2022. /CFP

Lidhja ndërmjet Gjirit në “Tseung Kwan O” është rreth 1.8 km e gjatë, prej të cilave 1 km është një mbikalim detar dhe ura e çelikut është një pjesë integrale e tij.

Sipas Korporatës së Rrugëve dhe Urave të Kinës, kjo është ura më e gjatë dhe më e rëndë me harqe çeliku në Hong-Kong.

Ajo është mbikalimi i parë detar në Hong-Kong me një rrugë për makina, një trotuar këmbësorësh, një korsi biçikletash dhe platforma shikimi në të njëjtën kohë.

Qytetarët udhëtojnë me biçikleta në Urën ndërmjet Gjirit “Tseung Kwan O” në Hong-Kong, 11 dhjetor 2022. /CFP

Qytetarët udhëtojnë me biçikleta në Urën ndërmjet Gjirit “Tseung Kwan O” në Hong-Kong, 11 dhjetor 2022. /CFP

Ura ndërmjet Gjirit “Tseung Kwan O” në Hong-Kong të Kinës Jugore është tani e hapur për trafikun, 11 dhjetor 2022. /CFP

Ura ndërmjet Gjirit “Tseung Kwan O” në Hong-Kong të Kinës Jugore është tani e hapur për trafikun, 11 dhjetor 2022. /CFP