Prodhimi i baterive në Kinë rritet me 64.5 për qind në nëntor
2022-12-12 14:13:33

Foto: VCG

Kapaciteti i instaluar i baterive të energjisë në Kinë regjistroi rritje të shpejtë në nëntor, i nxitur nga bumi në tregun e automjeteve me energji të re (NEV), treguan të dhënat e industrisë, njofton “Xinhua”.

Muajin e kaluar, kapaciteti i instaluar i baterive të energjisë për NEV-të u rrit me 64.5 për qind nga viti në vit në 34.3 gigavat-orë (GWh), treguan të dhënat nga Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave.

Rreth 23,1 GWh bateri litium fosfat hekuri (LiFePO4) u instaluan në NEV, duke u rritur me 99.5 për qind nga një vit më parë, duke zënë 67.4 për qind të totalit mujor.

Sipas shoqatës, tregu NEV i Kinës vazhdoi rritjen e shpejtë në nëntor.

Prodhimi i NEV-ve në vend arriti në 768.000 njësi muajin e kaluar, 65.6 për qind më shumë nga viti në vit, ndërsa shitjet e NEV-ve u rritën 72.3 për qind nga një vit më parë në 786.000 njësi. (Fatosi)