Çmimet e fabrikës në Kinë shënuan rënie në nëntor
2022-12-11 16:35:38

nga VCG

nga VCG

Indeksi i çmimeve të prodhimit të Kinës, i cili mat kostot për mallrat në fabrikë, ra 1.3 për qind nga viti në vit në nëntor, njoftoi Zyra Kombëtare e Statistikave, citon “Xinhua”.

Rënia ka qenë e barabartë me atë të regjistruar në muajin tetor. Në baza mujore, indeksi i çmimeve të prodhimit të Kinës fitoi 0.1 për qind në nëntor, duke u zbutur nga rritja prej 0.2 për qind në tetor.

Për shkak të një baze të lartë krahasimi në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, indeksi i çmimeve të prodhimit të Kinës vazhdoi një rënie nga viti në vit në nëntor, ndërsa rritja e çmimeve të qymyrit, naftës dhe metaleve me ngjyra kanë çuar në rritjen mujore muajin e kaluar, sipas statisticienit të lartë Dong Lijuan.

Midis 40 sektorëve industrialë të anketuar, 25 panë një rritje të çmimeve nga viti në vit muajin e kaluar, treguan të dhënat.

Me përpjekjet më të forta të qeverisë për të siguruar furnizimin me qymyr, rritja e çmimeve të prodhimit të industrisë së minierave u ngadalësua në 0.9 për qind nga muaji në muaj në nëntor, krahasuar me rritjen prej 3 për qind në tetor.

Të dhënat treguan gjithashtu se indeksi i çmimeve të konsumit të Kinës, treguesi kryesor i inflacionit, u rrit 1.6 për qind nga viti në vit në nëntor. (Irma)