Kina teston tre avionë të mëdhenj amfibë
2022-12-11 16:10:10

Kina ka vendosur tre avionë “AG600M”, një model zjarrfikës me konfigurim të plotë që i përket familjes së avionëve të mëdhenj amfib “AG600”, në misionet e testimit të fluturimit. Prototipi i tretë i avionit zjarrfikës “AG600M” përfundoi me sukses misionin e tij të parë testues të fluturimit në Zhuhai, provinca Guangdong e Kinës jugore, njoftoi Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës (AVIC), prodhuesi kryesor i avionëve në vend, citon “Xinhua”.

Gjatë fluturimit 13-minutësh, avioni kreu një sërë testesh të planifikuara fluturimi. Ai performoi mirë dhe të gjitha sistemet e tij funksiononin në mënyrë të qëndrueshme, njoftoi korporata. (Irma)