Sipërmarrësit nga Zhejiang i Kinës kërkojnë mundësi biznesi në udhëtime jashtë shtetit
2022-12-11 16:31:58

nga VCG

nga VCG

Shumë sipërmarrës nga provinca Zhejiang kanë filluar udhëtimet jashtë shtetit për të kërkuar mundësi biznesi gjatë pjesëmarrjeve në panaire tregtare. Udhëtimet janë pjesë e një fushate të nisur nga departamenti i tregtisë i Zhejiang në fillim të këtij muaji për të rritur porositë e biznesit dhe për të zgjeruar tregjet për numrin e madh të ndërmarrjeve të provincës të orientuara drejt tregtisë, bën të ditur “Xinhua”.

Departamenti pret të organizojë mbi 10.000 ndërmarrje të orientuara drejt tregtisë për udhëtime biznesi jashtë shtetit deri në fund të vitit të ardhshëm.

“Që nga fillimi i këtij viti, shumë ndërmarrje të tregtisë së jashtme kanë raportuar rënie të kërkesës dhe porosive jashtë shtetit”,- tha Fei Jianming nga zyra e tregtisë në qytetin e Ningbo, i cili është në një udhëtim në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ata kanë një nevojë urgjente për të stabilizuar bizneset dhe për të zgjeruar tregjet.

Ding Yandong, kreu i “Rollmax Shutter Component Co., Ltd”, një prodhues i komponentëve të grilave në Ningbo, tha se epidemia Covid-19 u kishte dhënë një goditje shumë ndërmarrjeve të orientuara nga tregtia gjatë tre viteve të fundit.

“Ne duhet të marrim iniciativën për të kërkuar mundësi dhe për të shkuar jashtë shtetit për të zgjeruar tregje të reja”,- tha Ding. (Irma)