“Huawei” dhe “Oppo” nënshkruajnë marrëveshjen globale të licensimit të patentave
2022-12-11 17:13:15

nga VCG

nga VCG

Gjiganti kinez i teknologjisë “Huawei” njoftoi se nënshkroi një marrëveshje globale të licensimit të patentave me prodhuesin vendas të smartfonëve “Oppo”.

Marrëveshja mbulon patentat thelbësore standarde celulare, duke përfshirë 5G, sipas kompanisë, citon “Xinhua”.

Vitin e kaluar, “Huawei” nënshkroi marrëveshje për licencimin e patentave me afro 20 prodhues në mbarë botën, duke përfshirë “Samsung”, tha Shen Hongfei, zv.drejtor i departamentit ligjor të “Huawei”. Sipas tij, rreth 350 milionë telefona celularë 5G dhe afro 15 milionë automjete të lidhura inteligjente pritet të marrin patentat nga kompania këtë vit.

nga VCG

nga VCG

“Kjo tregon qartë se të dy kompanitë e njohin dhe respektojnë shumë vlerën e pronës intelektuale të njëra-tjetrës. Është një marrëveshje e favorshme për të dyja palët”,- tha Adler Feng, zyrtari kryesor i pronësisë intelektuale të “Oppo”. (Irma)