Marrëdhëniet mes Kinës dhe vendeve arabe ngrihen në një nivel të lartë në samitin mes Kinës dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit
2022-12-10 09:31:56

Ndërsa samiti mes Kinës dhe Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit (KBG) mblodhi për herë të parë liderët e këtyre vendeve në Riad të Arabisë Saudite, miqësia tradicionale mes palëve pësoi një përparim të mëtejshëm, duke pasuruar edhe strategjitë e marrëdhënieve mes tyre. “Kina dhe vendet e KBG-ut janë partnerë të natyrshëm për bashkëpunim.” - u shpreh të premten presidenti kinez Xi Jinping në fjalimin e tij në këtë samit, duke u bërë thirrje të dy palëve që të jenë partnerë në promovimin e bashkimit, zhvillimit, sigurisë dhe qytetërimeve. Ky samit vendosi të ndërtojë dhe të forcojë partneritetin strategjik mes Kinës dhe vendeve të KBG-ut.

Në fjalën e tij, Xi përshëndeti arritjet e bëra mes dy palëve gjatë viteve të fundit, duke thënë se Kina dhe vendet të KBG-ut duhet ta vazhdojnë miqësinë tradicionale dhe ta shohin partneritetin strategjik si një mundësi për të pasuruar konotacionin strategjik të marrëdhënieve mes Kinës dhe vendeve të KBG-ut. Presidenti kinez propozoi pesë fusha kryesore për bashkëpunimin mes Kinës dhe vendeve të KBG-ut për 3 deri në 5 vitet e ardhme: energjia, financat dhe investimet, inovacioni dhe teknologjitë e reja, aerohapësira, gjuha dhe kulturat.

Kina do të vazhdojë të importojë më shumë naftë bruto dhe gaz natyror të lëngshëm nga vendet arabe, do krijojë një mekanizëm pune për investimet dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik dhe atij të monedhës digjitale, si dhe ndërtimin e një qendre të madhe të ruajtjes së të dhënave kompjuterike me këto vende, sipas presidentit kinez.

Sipas të dhënave nga Administrata e Përgjithshme e Doganave, Kina mbetet partneri më i madh tregtar i KBG-ut dhe tregu më i madh i eksportit për produktet petrokimike. Tregtia dypalëshe  i tejkaloi 230 miliardë dollarë në vitin 2021, ku importet kineze të karburanteve fosile nga Arabia Saudite, Omani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arritën përkatësisht 44.9 miliardë dollarë, 25.4 dhe 21.3 miliardë dollarë. (Xu Guang)