Guangxi merr vëmendjen gjatë festimeve në Vjenë
2024-05-10 16:04:37

Xinhua

Xinhua

Qendra Ndërkombëtare e Vjenës është bërë një vitrinë e gjallë e kulturës kineze këtë javë, ndërsa kryeqyteti austriak organizoi një festë katërditore të Ditës së Gjuhës Kineze të Kombeve të Bashkuara, shkruan “China Daily”.

Veprimtaria, me temën “Kultura të ndryshme dhe pamje romantike - Guangxi, Kinë: Një histori e gjallë e qytetërimit dhe zhvillimit”, u bashkorganizua nga Misioni Kinez në OKB në Vjenë, qeveria e rajonit autonom Guangxi Zhuang dhe Shërbimi Informativ i OKB-së në Vjenë.

Gjatë ditëve festive u organizuan një sërë aktivitetesh kulturore, duke përfshirë demonstrime të arteve marciale dhe shfaqje të Operës së Pekinit, Operës Kunqu dhe Operës Yue.

Qendra u shndërrua në një treg plot gjallëri me aktivitete si demonstrime kaligrafie dhe shijime çaji, që tërhoqën të pranishmit.

Li Song, përfaqësuesi më i lartë i Kinës në OKB në Vjenë, theksoi fuqinë unifikuese të gjuhës kineze gjatë ceremonisë së hapjes.

Ai theksoi rolin e saj si një urë lidhëse midis së kaluarës dhe së tashmes, si dhe potencialin e saj për të nxitur një të ardhme të përbashkët për qytetërimet kineze dhe të tjera.

Sipas tij, fokusi te Guangxi shfaqi rolin e rajonit si një zonë të shkrirjes së kulturave dhe lidhjet e ngushta me kombet e Azisë Juglindore. (Irma)