Presidenti i Kinës Xi Jinping publikon një shkrim në mediat hungareze
2024-05-08 19:01:43

CFP

Hungari/CFP

Më 8 maj, para vizitës shtetërore në Budapest, Presidenti i Kinës Xi Jinping botoi një shkrim në Gazetën Kombëtare të Hungarisë, me titull "Të punojmë së bashku për të udhëhequr marrëdhëniet Kinë-Hungari drejt 'Kanalit të Artë'" . 

Presidenti  Xi Jinping vuri në dukje se edhe pse Kina dhe Hungaria janë mijëra kilometra larg, miqësia mes dy popujve ka një histori të gjatë.Ky vit shënon 75 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kinës dhe Hungarisë. Gjatë 75 viteve të fundit, Kina dhe Hungaria kanë krijuar një miqësi të mirë të sinqertë. Të dyja palët i përmbahen respektit të ndërsjellë, trajtimit të barabartë, përfitimeve reciproke dhe e konsiderojnë njëra-tjetrën si partnere prioritare. 

Në situatën ndërkombëtare gjithnjë në ndryshim, nuk i trembemi erës, shiut, apo fuqisë. Nuk kemi frikë të gjejmë rrugën e duhur për shkëmbime të pavarura dhe miqësore midis shteteve sovrane.

Presidenti  Xi Jinping vuri në dukje se aktualisht, Kina dhe Hungaria janë në një fazë të rëndësishme të zhvillimit të tyre. Ai shpreson që përmes kësaj vizite, të mund të punoj me udhëheqësit hungarezë për të vazhduar miqësinë tradicionale, për të thelluar bashkëpunimin reciprokisht të dobishëm dhe për ta shtyrë partneritetin gjithëpërfshirës strategjik Kinë-Hungari drejt një lartësie të re.

CFP

treni i mallrave nga Kina për Hungari/CFP

Ne duhet të trashëgojmë dhe çojmë përpara miqësinë tradicionale, të konsolidojmë themelet politike të marrëdhënieve dypalëshe. Ne duhet të mbështesim me vendosmëri interesat thelbësore të njëri-tjetrit, si edhe të ofrojmë garanci solide politike për zhvillimin e nivelit të lartë të marrëdhënieve Kinë-Hungari.