Të enjten pasdite sipas orës vendore, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, vizitoi shkollën dygjuhëshe hungarisht-kinezisht në Budapest, e shoqëruar nga bashkëshortja e kryeministrit të Hungarisë, Anikó Lévai.
Foto:Xinhua
Foto:Xinhua
Foto:Xinhua
Peng Liyuan dhe Lévai panë mësime të gjuhës kineze dhe të kulturës tradicionale kineze, si letërprerja dhe kaligrafia, duke komunikuar ngrohtësisht me nxënësit. Peng u shpreh se shkolla dygjuhëshe hungarisht-kinezisht është simbol i miqësisë midis Hungarisë e Kinës dhe se ajo pa me kënaqi që nxënësit e flisnin kinezishten shumë mirë. Ajo i inkurajoi nxënësit të mësojnë me zell gjuhën e kulturën kineze dhe të bëjnë vizitë ose të studiojnë në Kinë, duke kontribuuar aktivisht në nxitjen e miqësisë midis të dy vendeve.
Peng dhe Lévai panë një video mbi zhvillimin 20-vjeçar të shkollës dhe shfaqjet artistike të nxënësve, përfshirë valle, recitime e këngë korale, dhe bënë fotografi të përbashkëta me nxënësit. Para se të largoheshin, Peng i dhuroi shkollës një sërë librash që paraqesin kulturën kineze.
Shkolla dygjuhëshe hungarisht-kinezisht u themelua në vitin 2004 dhe është një shkollë publike dymbëdhjetëvjeçare ku jepen kurse të gjuhës kineze dhe gjuhës hungareze.