Presidenti kinez takohet me homologun egjiptian
2022-12-09 15:27:40

Presidenti kinez Xi Jinping u takua të enjten në kryeqytetin saudit Riad me homologun e tij egjiptian Abdel Fattah al Sisi.

Gjatë takimit, Xi Jinping-u vuri në dukje se pala kineze dëshiron të forcojë bashkëpunimin me palën egjiptiane për ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë" dhe të shtojë shkëmbimet në fushën e energjetikës, të sektorëve të gjelbër, të teknologjisë me lëshim të ulët karboni etj. Po ashtu, Kina është e gatshme që të forcojë me Egjiptin bashkëpunimin në platformat shumëpalëshe, të tilla si OKB-ja, për të mbrojtur multilateralizmin, normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe interesat e përbashkët të vendeve në zhvillim, duke promovuar paqen e stabilitetin botëror dhe rajonal.

Nga ana e tij, presidenti Sisi u shpreh se Egjipti mirëpret forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik me Kinën. Pala egjiptiane i përmbahet me vendosmëri politikës së "një Kine" dhe kundërshton ndërhyrjen e huaj në punët e brendshme të Kinës. Egjipti do të nxitë ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë" me Kinën dhe mirëpret kompanitë kineze të investojnë në ndërtimin e infrastrukturës egjiptiane. (Fani)