Xi Jinping-u takon presidentin e Xhibutit
2022-12-09 22:42:16


Presidenti kinez Xi Jinping u takua në mëngjesin e së premtes me presidentin e Xhibutit, Ismail Omar Guelleh.

Foto: VCG

Foto: VCG

Gjatë takimit, presidenti kinez vuri në dukje se vitet e fundit është thelluar vazhdimisht besimi reciprok strategjik midis Kinës dhe Xhibutit. Bashkëpunimi në fusha të ndryshme ka qenë i frytshëm dhe miqësia mes dy vendeve është rrënjosur thellë në zemrat e popujve të tyre. Xi e falënderoi palën e Xhibutit për mbështetjen e çmuar në çështjet e Tajvanit, Hong-Kongut, Xinjiang-ut etj. Kina do të vijojë të mbështesë Xhibutin në ruajtjen e sovranitetit, sigurisë e stabilitetit dhe në eksplorimin e një rruge të pavarur zhvillimi që përshtatet me kushtet e veta kombëtare. Pala kineze është e gatshme të punojë me palën xhibutiane për ta ngritur partneritetin strategjik mes dy vendeve në një nivel të ri.

Presidenti i Xhibutit Ismail Omar Guelleh shprehu gëzimin për takimin me presidentin Xi gjatë samitit të parë Kinë vendet-arabe. Ai e përgëzoi Xi për rizgjedhjen si sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së dhe tha Xhibuti e Kina janë vende miq e vëllezër, dhe janë gjithashtu partnerë strategjikë të përkushtuar për bashkëpunimin me përfitime reciproke. Guelleh e falënderoi palën kineze për ndihmën e çmuar për zhvillimin ekonomik e social të Xhibutit dhe tha se vendi i tij është e gatshëm të punojë me Kinën për të konsoliduar më tej partneritetin strategjik dypalësh, duke vijuar promovimin e ndërtimit të veprave të rëndësishme infrastrukturore. Xhibuti do të vijojë të mbështesë pozicionin e drejtë të Kinës për çështjet që kanë lidhje me interesat thelbësore të saj. (Li Huailiang/Artan)