Të moshuarve në Kinë u bëhet thirrje që të vaksinohen kundër Covid-19
2022-12-09 15:07:48

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zyrtarët shëndetësore thonë se sëmundjet kronike si diabeti dhe presioni i lartë i gjakut nuk janë kundërindikacione absolute për të moshuarit që të vaksinohen kundër Covid-19.

Zheng Zhongwei, zyrtar në Komisionin Kombëtar të Shëndetit dhe kreu i task forcës së zhvillimit të vaksinave në Kinë, deklaroi se disa të moshuar me diabet dhe presion të lartë të gjakut mund të kenë shqetësime për vaksinimin, por për sa kohë që kushtet e tyre janë të qëndrueshme, nuk ka asnjë problem, përcjell “China Daily”.

Megjithatë, sipas tij, ata që mund të pësojnë një reaksion të rëndë alergjik, të cilët janë në një fazë akute të sëmundjes kronike, nuk duhet të vaksinohen. Të gjithë të tjerët duhet të vaksinohen sa më shpejt që të jetë e mundur për sigurinë e tyre, tha ai.

Përfitimi i vaksinimit tejkalon shumë rreziqet, tha Zheng.

Ai tha se, bazuar në më shumë se 1.3 miliardë njerëz që janë vaksinuar deri më tani në Kinë, efektet anësore janë të ngjashme me ato të vaksinave të tjera dhe të moshuarit përballen me një rrezik pak më të ulët për të përjetuar efekte anësore sesa të rinjtë. (Irma)