Në Tibet, vijojnë projektet e ujit
2022-12-08 18:40:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pavarësisht sfidave të paraqitura nga pandemia Covid-19, që ka prekur Rajonin Autonom të Tibetit që nga fillimi i gushtit, rajoni ka bërë përpjekje për të rifilluar projektet e tij të ruajtjes së ujit, raportoi “Tibet Business Daily”, citon “China Daily”.

Rajoni ka planifikuar 261 projekte të ruajtjes së ujit këtë vit dhe 215 prej tyre kanë rifilluar ndërtimin, sipas departamentit rajonal të ruajtjes së ujit.

Të gjitha projektet e ruajtjes së ujit në qytetet Lhokha, Nyingchi dhe Chamdo kanë rifilluar ndërtimin.

Phurbu Tsering, zëvendësmenaxher i përgjithshëm i “Zhufeng Chengtou Group”, kompania përgjegjëse për ndërtimin e projektit hidroenergjetik të lumit Shang në Shigatse, tha se kanalet e peshkut ishin përfunduar së fundi. Rezervuari filloi bllokimin e ujit më 12 tetor.

“Falë mbështetjes së madhe të qeverisë, ne kemi kapërcyer vështirësitë e shkaktuara nga pandemia dhe ndërtimi ynë ka vazhduar pa probleme”,-tha ai.

Aktualisht, ka 320 punëtorë në kantierin e ndërtimit, duke përfshirë 76 punonjës lokalë të përfshirë në shtrimin e gurëve, transportin e materialeve të ndërtimit, pastrimin e mbetjeve të ndërtimit dhe ndihmën për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë. Projekti i hidrocentralit të lumit Shang do të sigurojë energji elektrike, vaditje dhe ujë komunal.

Deri më tani, rreth 93 për qind e projektit është përfunduar, ndërsa pjesa kryesore e projektit pritet të përfundojë para majit. (Elona)