Rafineria rumune e “Lukoil” do të përpunojë naftë jo-ruse
2022-12-08 18:00:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Petrotel”, rafineria e kontrolluar në Rumani nga grupi rus “Lukoil”, ka përpunuar që nga 5 dhjetori naftë bruto me origjinë jo-ruse, shkruan “Romania Insider”. Ministri rumun i Energjisë, Virgil Popescu, tha se “Lukoil” i ka siguruar se kanë burime alternative të naftës bruto dhe produkteve të naftës dhe se nuk do të ketë probleme në Rumani, citon “RTSH”. Rafineria e “Lukoil” në Bullgari përpunon naftë bruto me origjinë ruse, por nuk lejohet nga autoritetet ruse të eksportojë produktet e saj në vende të tjera të BE-së ose në ndonjë vend tjetër të tretë.

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara filluan të zbatojnë më 5 dhjetor dy nga masat më të ashpra që synojnë frenimin e të ardhurave të Rusisë nga nafta, burimi kryesor i parave të gatshme të përdorura për financimin e luftës së saj gati 10-mujore në Ukrainë. Por nuk kishte ende asnjë ndikim drastik në tregjet e naftës. Masa e parë, një iniciativë për kufirin e çmimit, përcakton një çmim prej 60 dollarësh për fuçi për naftën ruse dhe u miratua nga grupi i 7 vendeve, Australia dhe Bashkimi Evropian.

E dyta është një embargo që ndalon vendet e Bashkimit Evropian të blejnë pjesën më të madhe të naftës së papërpunuar ruse. Ishte një hap për të cilin blloku kishte rënë dakord muaj më parë, por që u ndërmor në faza me përjashtime për të përgatitur vendet anëtare. (Elona)