HKSAR nxjerr udhërrëfyesin e zhvillimit për sektorin e sigurimeve
2022-12-07 16:43:31


nga VCG

Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong Kongut (HKSAR) nxori të hënën një udhërrëfyes zhvillimi për sektorin e sigurimeve për të promovuar integrimin e tij në zhvillimin e përgjithshëm të vendit, duke shfrytëzuar avantazhet unike sipas parimit “një vend, dy sisteme”.

Sipas Udhërrëfyesit të Zhvillimit për Sektorin e Sigurimeve në Hong Kong, qeveria e HKSAR do të punojë ngushtë me autoritetin e sigurimeve dhe palët e interesuara të industrisë për të mprehur avantazhin konkurrues të Hong Kongut si një qendër globale e menaxhimit të rrezikut dhe për të rritur sinergjitë midis sektorëve të ndryshëm financiarë, bën të ditur “Xinhua”.

Ata gjithashtu do të punojnë së bashku për të zgjeruar tregun e aksesueshëm nga sektori i sigurimeve të Hong Kongut nëpërmjet iniciativave të politikave proaktive dhe legjislacionit lehtësues, për të arritur një zhvillim të ekuilibruar të bizneseve.

Duke vënë në dukje se sigurimet luajnë një rol dallues dhe domethënës në tregjet financiare të Hong Kongut, Paul Chan, sekretar financiar i qeverisë HKSAR, tha se është një kohë e përshtatshme që qeveria e HKSAR të shpallë këtë udhërrëfyes.

Sipas tij, udhërrëfyesi përshkruan një sërë vizionesh dhe drejtimesh për zhvillimin e sektorit të sigurimeve të Hong Kongut, të cilat do ta ndihmojnë sektorin të integrohet më mirë në zhvillimin kombëtar. (Elona)