Çmimet e mishit të derrit në Kinë ranë sërish javën e kaluar
2022-12-07 16:39:22

nga VCG

nga VCG

Çmimet e mishit të derrit në Kinë ruajtën trendin e rënies në javën nga 28 nëntori deri më 2 dhjetor 2022, mes përpjekjeve të vendit për të rritur ofertën dhe për të stabilizuar çmimet, treguan të dhënat zyrtare.

Gjatë kësaj periudhe, çmimi mesatar i mishit të derrit i gjurmuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Çështjeve Rurale ishte 28,62 juanë (rreth 4.10 dollarë amerikanë) për kg, duke rënë 3.6 për qind në javë në javë, bën të ditur “Xinhua”.

Çmimi ishte 22.5 për qind më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, por rritja u ngushtua me 3 pikë përqindje nga një javë më parë.

Për të ruajtur ofertën dhe stabilitetin e çmimeve, autoritetet kineze kanë nxjerrë në treg mish derri nga rezervat qendrore. Çmimi mesatar javor i derrit i ndjekur nga qeveria ka rënë në baza javore që nga fundi i tetorit, treguan të dhënat. (Elona)