Kina zgjeron eksportet e makinave të përdorura
2022-12-07 15:51:06

nga VCG

nga VCG

Kina ka lejuar 14 rajone të tjera, duke përfshirë Liaoning, Fujian dhe Sichuan, të kryejnë eksporte të makinave të përdorura. Në një njoftim të publikuar bashkërisht nga Ministria e Tregtisë, Ministria e Sigurisë Publike dhe Administrata e Përgjithshme e Doganave, thuhet se këto rajone do të formulojnë standardet e pranimit për ndërmarrjet lokale, do të standardizojnë procedurat e përzgjedhjes dhe do të mbështesin kompanitë me akses në makinat e përdorura për shitje, kanalet e marketingut jashtë shtetit dhe shërbimin pas shitjes për të kryer biznesin e eksportit, përcjell “Xinhua”.

Më shumë përpjekje duhet të bëhen për të lehtësuar regjistrimin e transaksioneve të automjeteve, aplikimin për licencë dhe zhdoganimin, thuhet në njoftim.

nga VCG

nga VCG

Kina nisi zyrtarisht eksportet e makinave të përdorura në maj 2019, me Pekinin, Tianjin, Shangai dhe Guangdong ndër grupet e para të rajoneve të lejuara për të kryer një tregti të tillë.

Të dhënat industriale treguan se 13.3 milionë makina të përdorura u tregtuan në Kinë në dhjetë muajt e parë të 2022-shit. (Elona)