Komiteti i përmortshëm për Jiang Zemin-in shpreh mirënjohje për ngushëllimet
2022-12-07 18:03:23

 Foto:Xinhua

Mbledhja përkujtimore për ish-presidentin Jiang Zemin, Pallati i Madh i Popullit, 6 dhjetor 2022, Pekin(Foto:Xinhua)

Komiteti i përmortshëm për udhëheqësin kinez Jiang Zemin publikoi të martën një deklaratë për të shprehur mirënjohje për ngushëllimet lidhur me ndarjen nga jeta të shokut Jiang.

Në njoftimin nr. 3 të këtij komiteti, shprehet mirënjohja e përzemërt për krerët e shteteve dhe të qeverive, parlamenteve, të departamenteve qeveritare, të partive politike, të organizatave miqësore dhe personaliteteve të fushave të ndryshme nga shumë vende, drejtues të shumë organizatave ndërkombëtare, përfaqësues diplomatikë të shumë vendeve në Kinë, miq të huaj në Kinë, kinezë jashtë vendit dhe bashkatdhetarë nga Hong-Kongu, Makaoja dhe Tajvani, që kanë dërguar shumë mesazhe dhe letra, kanë publikuar deklarata, kanë shprehur ngushëllime dhe kanë marrë pjesë në veprimtari përkujtimore.(Zhang Yan/Artan)