Rezerva valutore e Kinës rritet në nëntor
2022-12-07 21:02:00

Rezerva valutore e Kinës u rrit në 3.1175 trilionë dollarë amerikanë në fund të nëntorit, 2.13 për qind më shumë se në tetor, treguan të mërkurën të dhënat nga Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor e Kinës.

Banka Qendrore e Kinës(Foto:VCG)

Banka Qendrore e Kinës(Foto:VCG)

Sipas organit rregullator të këmbimit valuator, shtimi i rezervës valutore të Kinës nga ardhur prej ndikimit të këmbimit monetar dhe ndryshimeve të çmimit të pronave.

Nën ndikimin e pritshmërive të politikës monetare dhe të dhënave makroekonomike të vendeve tëmëdha, treguesi i dollarit amerikan ra dhe çmimet e pasurive financiare globale u rritën muajin e kaluar, tha Administrata Shtetërore e Këmbimit Valutor.

Rezerva valutore e Kinës pritet të mbetet përgjithësisht e qëndrueshme, pasi ekonomia kineze ka ruajtur hovin e rimëkëmbjes, shtoi Administrata.