Kina publikon katalogun që promovon aplikimin e teknologjisë së kursimit të energjisë
2022-12-06 16:11:24

Kina ka prezantuar një katalog të teknologjive dhe pajisjeve të rekomanduara të kursimit të energjisë për të ndihmuar ndërmarrjet të përmirësojnë efikasitetin e energjisë dhe të ulin kostot, njofton “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Katalogu, i publikuar nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, rendit ndër të tjera teknologjitë e kursimit të energjisë në fushat industriale dhe të informacionit, si hekuri dhe çeliku, metalet me ngjyra, qendrat e të dhënave dhe telekomunikacionin.

Dokumenti rekomandon gjithashtu tetë kategori të pajisjeve me efikasitet energjetik, duke përfshirë elektromotorët, transformatorët, kaldaja industriale dhe kompresorët.

Sipas ministrisë, katalogu pritet të përshpejtojë adoptimin e teknologjive të kursimit të energjisë midis ndërmarrjeve dhe t'i inkurajojë ato të kursejnë energji ndërsa reduktojnë emetimet e karbonit. (Fatosi)