Udhëheqësit botërorë vijojnë të shprehin ngushëllime për ish-udhëheqësin kinez Jiang Zemin
2022-12-06 11:21:52

Udhëheqësit e shumë vendeve dhe organizatave ndërkombëtare vazhduan t’i shprehin ngushëllimet e tyre të thella nëpërmjet mesazheve telefonike, letrave dhe mënyrave të tjera presidentit kinez Xi Jinping lidhur me vdekjen e ish-udhëheqësit kinez Jiang Zemin.

Foto:VCG

Foto:VCG

Mbretëresha daneze Margrethe II, presidenti slloven Borut Pahor, presidenti i Vanuatut Nikenike Vurobaravu, kryeministri i Vanuatut Ismael Kalsakau, sekretari i përgjithshëm i Lidhjes së Shteteve Arabe Ahmed Aboul Gheit, kryetari i Forumit të Boaos për Azinë Ban Ki-moon dhe Organizata Ndërkombëtare e Bambusë dhe Kallamit u kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e Jiang Zemin-it familjes së tij, qeverisë kineze dhe popullit kinez.(Artan)