Monedha kineze RMB forcohet kundrejt dollarit amerikan
2022-12-05 21:17:00

foto nga VCG

foto nga VCG

Vlera e monedhës kineze renminbi (RMB) kundrejt dollarit amerikan është forcuar, duke arritur të hënën një kurs këmbimi 6.9561 juanë me 1 dollar.

Kjo është hera e parë që prej shtatorit të këtij viti që vlera e këmbimit të dollarit me RMB-në ulet nën 7.

Kursi i këmbimit të RMB-së është pasqyrë komplekse e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Kohët e fundit, monedhat kryesore përveç dollarit amerikan, si juani japonez, euroja, paundi britanik etj., kanë pasur ngritje prej 10 për qind. 

Qysh nga nëntori i këtij viti, Kina ka nxitur besimin e tregut ndërmjet një sërë politikash të favorshme, të cilat kanë ndihmuar në ngritjen e vazhdueshme të vlerës së RMB-së. (Wang Lei/ Artan)